Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 21:00
Brnabiq pretendon se po përgatitet terreni për arrestimin e Vuçiqit

Ana Brnabiq, nënkryetare e Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe ushtruese e detyrës së presidentes së Serbisë, ka deklaruar se, sipas saj, po nis një “fushatë për arrestimin” e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Brnabiq ka shkruar në rrjetin social X se qëllimi nuk është vendosja e drejtësisë, por largimi i Vuçiqit nga skena politike.

Ajo ka shtuar se Vuçiqit i ishte pamundësuar të fliste gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa gjatë heshtjes zgjedhore, sipas saj, ishin bërë sulme dhe ishin përhapur të pavërteta për të dhe familjen e tij.

Vuçiqi po përgatitej për grusht shteti pas humbjes në zgjedhje, gjithçka ndryshoi në orën 21:30

Brnabiq e ka lidhur paralajmërimin për marrjen në pyetje dhe arrestimin e mundshëm të Vuçiqit me hetimet për shembjen e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad.

Ajo ka pyetur pse, sipas saj, nuk janë marrë në pyetje apo nuk janë vënë nën dyshim anëtarët e Komisionit të Revizionit, të cilët kishin mbikëqyrur projektin dhe kishin dhënë miratimin pa kërkuar kontrolle shtesë.

Ndërkohë, ish-presidenti i Serbisë po përballet me thirrje për të sqaruar informacionet që kishte lidhur me realizimin e projektit.

Brnabiq e ka krahasuar rastin me shembjen e një pjese të çatisë së terminalit të aeroportit “Charles de Gaulle” në Francë, në vitin 2004, kur humbën jetën katër persona.

Ajo ka theksuar se presidenti i atëhershëm francez, Jacques Chirac, nuk ishte trajtuar si i dyshuari kryesor.

“Qëllimi këtu është të heshtet dhe të largohet Aleksandar Vuçiqi, e jo të vihet drejtësia në vend”, ka deklaruar Brnabiq.

Kallëzime penale ndaj Gjuriqit dhe nëntë ambasadorëve serbë, përfshirë edhe atë në SHBA

Ajo ka paralajmëruar se SNS-ja do të luftojë kundër asaj që e ka cilësuar si “terror revolucionar”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin zhvillimet e ardhshme politike.

Brnabiq ka reaguar pas diskutimeve për mundësinë që Vuçiqi të merret në pyetje lidhur me tragjedinë në Novi Sad, ku shembja e tendës së stacionit hekurudhor, më 1 nëntor 2024, u mori jetën 16 personave.

brnabiqvuçiqitarrestimin

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 20:43Sa paguhet një orë pune në Gjermani
  • 19:40Trump mund të ushtrojë presion për krijimin e një qeverie të unitetit në Izrael: Do ta shqyrtoj
  • 18:44Aksidenti tragjik hekurodhor, Në Madrid, qindra njerëz po presin në radhë për të dhuruar gjaK
  • 18:31Shkon në 68 numri i personave që nuk i mbijetuan përplasjes së trenave në Spanjë
  • 14:16Transferimi nga burgu i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, cenon rëndë të drejtat e mia