Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit

GD
Gazeta Demos20 gusht 2026 në 22:57
Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një episod të vitit 2011, kur Serbia kishte kërcënuar me ndërhyrje në veri të Kosovës pas vendosjes së policëve dhe doganierëve kosovarë në pikat kufitare 1 dhe 31.

Duke folur në intervistën në Debat Plus me Ermal Pandurin për zhvillimet në veri në korrik të vitit 2011, Thaçi ka thënë se pas marrjes nën kontroll të pikave kufitare nga Policia e Kosovës, Beogradi ishte befasuar dhe kishte reaguar ashpër.

Sipas tij, tri ditë pas ngjarjes, një delegacion diplomatik nga një shtet mik i Kosovës kërkoi takim me të.

“Pas marrjes në kontroll nga policia e Kosovës të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri… struktura paralele serbe dhe Serbia u befasuan, reagimi ishte frustrues. Po ndodhte diçka që Serbia nuk e kishte menduar se do të përjetonte. Ky veprim ka qenë në pajtueshmëri me ndërkombëtarët, jo me UNMIK-un. Pas bllokadës së rrugëve, policët dhe doganierët kosovarë i dërguam me helikopterë të NATO-s. Pikat kufitare u sulmuan dhe u dogjën fillimisht, por arritëm t’i funksionalizojmë. Në kufi ngritëm flamurin e shtetit të Kosovës. Nga ajo ditë, të gjithë ndërkombëtarët, por në veçanti Beogradi, e kuptuan se gjërat nuk do ishin kurrë më ashtu siç kishin qenë. Shteti po funksiononte edhe në veri të Kosovës.

Disa ndërkombëtar ishin shqetësuar me thyerjen e status-quos. Kishin kaluar tri ditë nga ngjarja, një delegacion diplomatik i një shteti mik të Kosovës kërkoi takim vetëm për vetëm me mua: ‘Po vijmë nga Beogradi, kemi pasur një bisedë jo të lehtë me Presidentin Tadiq; është i revoltuar dhe i vendosur që nëse nuk i largoni policët e doganierët dhe flamurin shtetëror kosovar nga pika 1 dhe 31, ai do t’i largojë me forcë”, ka thënë Thaçi  ekskluzivisht në Debat Plus.

Në atë kohë, president i Serbisë ishte Boris Tadiq.

Thaçi thotë se përgjigjja e tij ndaj paralajmërimit serb ishte e drejtpërdrejtë.

“U përgjigja: ‘Unë kam bërë punën time.. çdo provokimi serb do t’i përgjigjem’. Pas kësaj, diplomatët u kthyen në Beograd, ndërsa Tadiqi u hesht dhe ndali kërcënimet”, ka thënë Thaçi.

kosovëskufitarepikave

Të ngjashme

Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme, shqyrtohet Ligji për Specialen

Kuvendi sot në seancë të jashtëzakonshme, shqyrtohet Ligji për Specialen

07:04
Valon Berisha përshëndetet sonte me ceremoni nga Kombëtarja e Kosovës

Valon Berisha përshëndetet sonte me ceremoni nga Kombëtarja e Kosovës

17:23
Osmani në Vjenë: Rruga evropiane e Kosovës është pjesë e identitetit tonë

Osmani në Vjenë: Rruga evropiane e Kosovës është pjesë e identitetit tonë

12:49
Gazetari Mentor Gjergjaj zgjidhet në krye të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës

Gazetari Mentor Gjergjaj zgjidhet në krye të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës

12:15

Më shumë nga Lajme

  • 07:45"Sot është ditë përgjegjësie", Ramadani kërkon votimin e Ligjit për Specialen në të dy leximet
  • 07:31Lëvizja e madhe e KE/ Shqipëria dhe Mali i Zi me Komisionerë në Bruksel, ndodh për herë të parë në historinë e unionit
  • 07:30“Koalicioni Shqiptar” dorëzon listën për zgjedhjet në Serbi
  • 07:02Parashikimi i motit për sot, maksimalet deri në 25°C
  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin