Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Marrëveshje e zorit”, analistët nuk e shohin të qëndrueshëm dakordimin VV-PDK

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 19:53
“Marrëveshje e zorit”, analistët nuk e shohin të qëndrueshëm dakordimin VV-PDK

Dakordimi Kurti-Hamza për zgjedhjen e Presidentes shmangu zgjedhjet e parakohshme, por analistët politik nuk e shohin si fillim të një bashkëpunimi VV-PDK. Sipas tyre, marrëveshja ishte e imponuar nga rrethanat, ndërsa brenda Kuvendit konsiderojnë se nuk kanë përfunduar betejat politike.

Në takimet ballë për ballë dolën çdo herë pa asnjë marrëveshje.

Por, nga distanca, në orët kritike që mund ta çonin vendin në zgjedhje në mungesë të saj, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ranë dakord.

Ndonëse për çështjen e presidentit u morën vesh, analistët politik konsiderojnë se kjo nuk nënkupton marrëveshje mes dy partive politike edhe në rrugën përpara që ka tash Kuvendi i Kosovës, raporton RTV Dukagjini.

“Ka qenë një marrëveshje e zorit, e cila nuk nënkupton që është një platform kur do të ndërtohet një bashkëpunim tutje mes PDK-së dhe VV-së, por e shoh si një moment në përplasjet e tyre të radhës”, ka theksuar Shkodran Ramadani, analist politik.

Madje, sipas Ramadanit, as oferta e Kurtit për Justina Shiroka-Pula presidente, nuk ishte e sinqertë.

“Zotëri Kurti ka shpresu që PDK nuk do ta votojë, edhe me këtë moment ka mendu që t’ia ndërtojë vetes tri përpari në zgjedhjet në rast se doi të mbaheshin, e para do ta fajësonte PDK-në, që vendi po hskon në zgjedhje, do ta hiqte stigmën e tij anti-UÇK me votimin e ligjit, dhe e treta do ta linte PDK-në pa kauzë politike”.

Tash pas shmangies së zgjedhjeve, njohësit politikë konsiderojnë se mund të ketë normalizim të shtetit.

“Do të merret me miratimin e ligjeve të reja, do të merret me marrëveshjet ndërkombëtare, por do të merret edhe me çështjet që kanë të bëjnë me mbikqyren e Qeverisë, por edhe çështje të tjera të karakterit nacional,  nuk do të thotë që kanë përfundu betejat politike, por besoj se kemi normalizim të situatës së përgjithshme”, ka deklaruar Basri Muja, analist politik.

Kosova të martën në seancë të jashtëzakonshme, zgjodhi presidente të re të shtetit, Justina Shiroka-Pula, pasi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i PDK-së, Bedri Hamza, u dakorduan për emrin e saj

marrëveshjeanalistëtzorit

Më shumë nga Lajme

  • 20:44Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
  • 20:30Qytetarët për zgjedhjen e presidentes: Është krijuar stabilitet politik
  • 20:22Ronaldo i dërgon mesazh Messit: Historia jote do të mbetet përgjithmonë!
  • 20:09Çka pati deklaruar presidentja e zgjedhur para pak kohësh për vendimin e Specialës për ish-krerët e UÇK-së?
  • 20:02" VV nuk mori asgjë, përmbushi kërkesën e PDK-së"