Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh Lionel Messit pas ndeshjes së fundit të yllit argjentinas me fanellën e kombëtares.
Messi mbrëmë zhvilloi ndeshjen e tij të fundit me Argjentinën, ndërsa Ronaldo reagoi përmes një postimi në Instagram, duke i shprehur respektin për karrierën dhe kontributin e tij me kombëtaren, shkruan Indeksonline
“Leo, vite të gjata duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të mbetet përgjithmonë. Gjithë respekti im për atë që ke arritur me Argjentinën. Një përqafim i ngrohtë”, ka shkruar Ronaldo.

