Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe futbollisti i Juventusit, Edon Zhegrova, ka uruar festën e 28 Nëntorit përmes një postimi të veçantë në rrjetet sociale.
Sulmuesi dardan ka ndarë në “InstaStory” një fotografi nga ndeshja me fanellën bardhezi, ku shihet duke festuar me simbolin e shqiponjës dykrenare.
