Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Maqedonci pret ambasadorin gjerman, në fokus siguria dhe bashkëpunimi në mbrojtje

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 20:31
Maqedonci pret ambasadorin gjerman, në fokus siguria dhe bashkëpunimi në mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë, si dhe për zhvillimet në fushën e mbrojtjes.

Në fokus të takimit ishte dinamika e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe bashkëpunimi me Gjermaninë.

Palët kanë diskutuar veçanërisht për aktivitetet e përbashkëta të trajnimit dhe stërvitjes, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe prokurimet ushtarake.

Sipas ministrisë, bashkëpunimi me Gjermaninë kontribuon në avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe rritjen e ndërveprueshmërisë me partnerët ndërkombëtarë.

Ky bashkëpunim, thuhet në njoftim, synon të forcojë më tej rolin e Kosovës në kontributin për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

“Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Republikës së Kosovës në rrugëtimin drejt ndërtimit të një force moderne, profesionale dhe të aftë për të kontribuar në sigurinë kolektive”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes

bashkëpunimimbrojtjesmaqedonci

Të ngjashme

https://www.gazetaexpress.com/ambasadori-amerikan-ne-nato-jemi-plotesisht-te-perkushtuar-ndaj-mbrojtjes-kolektive-por-aleanca-duhet-te-pershtatet/#:~:text=2026%2017%3A53-,Ambasadori%20amerikan%20n%C3%AB%20NATO%3A%20Jemi%20plot%C3%ABsisht%20t%C3%AB%20p%C3%ABrkushtuar%20ndaj%20mbrojtjes%20kolektive%2C%20por%20Aleanca%20duhet%20t%C3%AB%20p%C3%ABrshtatet,-Ambasadori%20i%20SHBA

Ambasadori amerikan në NATO: Jemi plotësisht të përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive, por Aleanca duhet të përshtatet

18:11

Më shumë nga Lajme

  • 21:30Çlirim Haziri kritikon institucionet: Boll më me fjalë që nuk e ndjejnë peshën e kësaj historie
  • 21:28Kryeziu-Hyseni: Nëse PDK do ta kishte të parën çështjen e Presidentit, do të besoja se seriozisht po duan t’i qasen ligjit për Specialen
  • 21:17Bashkimi i shqiptarëve për zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Hap i mirë politik
  • 21:03Limaj: Rezultati i UÇK-së është liria dhe shteti i Kosovës
  • 21:02Ambasadori francez: Dialogu me Beogradin esencial për stabilitetin rajonal dhe trajektoren europiane të Kosovës