Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka thënë se PDK-ja po kushtëzon.

Ajo tha se nëse PDK-ja më 17 shtator do thoshte, gjendja është e jashtëzakonshme dhe Kosova duhet të ketë institucionale funksionale, do besoja që e kanë seriozisht ndryshim-ligjin për Gjykatën Speciale.

“Mua nuk më duket PDK-ja unike, së paku jo në ato qëndrime dhe deklarata që japin. Po të ishte PDK-ja unike më 17 shtator do thonin jemi në një situatë tjetër dhe është jetike Kosova me pas institucione funksionale. Me i bë thirrje gjitha partive dhe me e tejkalu çështjen e Presidentit, nëse e kishin zgjedh Presidentin të parin, përnime kisha besu që ata përnime dojnë me ju qasë për projektligjin për Gjykatën Speciale”, ka thënë ajo.