Fatmir Limaj, ish-komandat I UÇK-së dhe kryetari i Nismës, ka thënë se rezultatet e luftës së UÇK-së janë liria dhe shteti i Kosovës.
Duke folur në Debat Plus, Limaj ka theksuar se ajo që, sipas tij, solli UÇK-ja është një rezultat i përjetshëm, me të cilin duhet të identifikohen brezat e ardhshëm.
“Sepse produkti që ka sjellë UÇK-ja, produktin liri, më shumë ka me u gëzu vajza jote, djali yt, sesa unë. Edhe ti. Produkti i UÇK-së është i përjetshëm. Rezultati i UÇK-së është i madhërishëm, i shenjtë. Rezultati i UÇK-së është liria e Kosovës. Produkti i UÇK-së është shteti i Kosovës”, ka deklaruar Limaj.




