Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Magyar do të pezullojë transmetimin e lajmeve në mediat shtetërore: Përhapën lajme të rreme

GD
Gazeta Demos15 prill 2026 në 18:50
Magyar do të pezullojë transmetimin e lajmeve në mediat shtetërore: Përhapën lajme të rreme

Kryeministri i sapozgjedhur i Hungarisë, Peter Magyar ka deklaruar këtë të mërkurë se do të pezullojë transmetimet e lajmeve të transmetuesit shtetëror. Kjo deklaratë e tij vjen pas një përplasjeje të ashpër gjatë një interviste televizive ku hodhi akuza për përhapje të propagandës dhe lajmeve të rreme gjatë fushatës zgjedhore.

Magyar tha se mediat publike aktuale duhet të reformohen dhe të rikthehen në një shërbim të pavarur dhe objektive. Sipas tij mediat shtetëore vepruan si makineri e gënjeshtrave dhe kanë shpërndarë informacione të pavërteta për të dhe familjen e tij.

Ai e krahasoi transmetuesin shtetëror me propagandën e Koresë së Veriut, duke shtuar se aty nuk është thënë asnjë fjalë e vërtetë që nga viti 2010. Zyrtarët e transmetuesit i kanë hedhur poshtë këto akuza.

Në një paraqitje në radion shtetërore Kossuth, Magyar tha se pas ardhjes së tij në pushtet do të ndërmerren hapa për të rikthyer lirinë e mediave dhe për të reformuar sistemin e transmetuesit publik.

“Çdo hungarez meriton një media publike që transmeton të vërtetën”, tha ai.

Magyar shtoi se do të nevojitet kohë për të miratuar një ligj të ri për median dhe për të krijuar një autoritet të ri rregullator. Ai tha se pas formimit të qeverisë së Tisza-s, shërbimet e lajmeve të mediave publike do të pezullohen përkohësisht derisa ato të rikthejnë karakterin e tyre publik.

hungari

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
  • 23:30Tahiri: Situata pas 16 shtatorit është më serioze, duhet lënë anash inatet politike
  • 23:20"Thellësisht i padrejtë”, Balla rishpreh qëndrimin e Kuvendit të Shqipërisë për vendimin në Hagë
  • 23:15Pas aktgjykimit të Speciales, pasardhësit e UÇK-së thërrasin protestë në Prizren
  • 23:14Çitaku i drejtohet Kurtit: Nuk është koha për taktizime, por për veprim