Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lushtaku i reagon Shkëlzen Gashit për ekspozitën me shumë të pavërteta

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 22:39
Lushtaku i reagon Shkëlzen Gashit për ekspozitën me shumë të pavërteta

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar 147 civilët e vrarë e të masakruar nga forcat serbe në Izbicë të kësaj komune.

Me këtë rast, ai i reagoi edhe Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila doli të kishte shumë pasaktësi.

Ai tha se kjo ekspozitë është fyerje për viktimat dhe familjet.

“Asnjë më pak se 147! 147 qirinj të ndezur sonte në Skenderaj në nderim të 147 civilëve të vrarë e të masakruar në Izbicë të Skenderajt. 147 janë jetë të pafajshme të masakruara mizorisht nga forcat serbe para 27 vitesh. Dhe pikërisht sot, kur kujtesa kërkon dinjitet, ‘këshilltarë’ të pushtetit qendror tentojnë ta ndryshojnë e tjetërsojnë të vërtetën. Ekspozita e Shkëlzen Gashi është fyerje për viktimat dhe për çdo familje që ka dhënë për lirinë e Kosovës”, tha Lushtaku.

Ai deklaroi se nuk ka barazim e nuk ka tjetërsim të ngjarjeve të ndodhura në luftën e Kosovës.

“E vërteta për Masakrën e Izbicës dhe për shumë krime të tjera në Kosovë është e pastër si kristali dhe kush e shtrembëron atë në favor të Serbisë është kundër të vërtetës dhe krah tyre që kryen krime në Kosovë”, shtoi ai.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 15:01Trump: Nicki Minaj ka të pasme shumë të mira, është e vështirë të mos i vëresh
  • 14:54Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
  • 14:31Nëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjen Zekaj: E di mirë çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën
  • 14:30A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
  • 14:20Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën ndaj ish-burrit të Arlinda Zekajt