Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjen Zekaj: E di mirë çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 14:31
Nëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjen Zekaj: E di mirë çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën

Familja e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Naim Murseli, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Një mesazh ngushëllimi nga nëna e Liridonës për familjarët e Arlindës është bërë publik nga vëllai i saj, Leonardi Ademaj.

Në mesazhin e saj, nëna e Liridonës ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e Arlindës, duke thënë se e kupton thellësisht humbjen që po përjetojnë, pasi edhe vetë ka kaluar nëpër të njëjtën tragjedi.

“Ngushëllime nga zemra familjarëve të Arlindës. Si nënë që e kam përjetuar dhimbjen më të madhe në jetë, humbjen e vajzës sime nga krimi, e di mirë se çfarë do të thotë kur ta marrin fëmijën e ta copëtojnë zemrën përgjithmonë”, thuhet mes tjerash në mesazh.

Ajo ka treguar se lajmi për vrasjen e Arlindës ia ka rihapur plagët e dhimbjes për humbjen e vajzës së saj.

“Kur e mora vesh se edhe nje cike e Kosoves, Arlinda, u be viktime e vrasjes, mu rihapen plagte e shpirtit dhe mu copetua zemra prape. Vetem drejtesia e shpejte mund t'i ngushelloje familjaret”, thuhet në mesazh

nënaliridonaademajt

Të ngjashme

Raportohet se është sulmuar fizikisht nëna e Vuçiqit

Raportohet se është sulmuar fizikisht nëna e Vuçiqit

15:22

Më shumë nga Lajme

  • 15:17Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
  • 15:14Ndryshimi i Kodit Penal, IKD dorëzon në Kuvend nismën e nënshkruar nga mbi 12 mijë qytetarë
  • 15:13U plagos në sy gjatë protestës, Prokuroria nis hetim për rastin e Erion Vishkullit
  • 15:05Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
  • 15:04Hoti dorëzon kërkesën te Presidentja për mosdekretimin e Nurbojës në BQK