Nëna e Aleksandar Vuçiç dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe verbalisht sot.
Mediat serbe raportojnë se Partia Progresive Serbe njoftoi se nëna e anëtarit të Kryesisë së asaj partie, Aleksandar Vuçiç, Angelina, u sulmua verbalisht dhe fizikisht në afërsi të tregut Kaleniç.
Sipas tyre, “një grup të rinj, me orientim politik bllokador, e shtynë Angelina Vuçiçin, i bërtitën dhe i grisën qeset e ushqimeve që ajo po mbante nga tregu”.
