Kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka marrë pjesë në takimin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), të mbajtur në Holandë, ku është diskutuar për vlerat evropiane, sfidat e demokracisë dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve.
Lushaku ka thënë se për Kosovën është me rëndësi forcimi i marrëdhënieve me familjen politike evropiane dhe ndërtimi i partneriteteve ndërkombëtare.




