Më herët u raportua për arrestimin e një 65-vjeçari, i cili dyshohet për përfshirje në rastin e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe një foshnjë.
Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e saj se personi i arrestuar, i cili është babai i 27-vjeçarit të ndjerë dhe gjyshi i foshnjës, është me inicialet B.D.
I dyshuari është arrestuar pas hetimeve fillestare të zhvilluara nga Policia e Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Siç raportoi më herët Sinjali, 27-vjeçari është identifikuar si Adonis Demiri, ndërsa foshnja e gjetur pa shenja jete ishte e gjinisë femërore.




