Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Katër gjimnazistë shqiptarë shoqërohen në polici në Mal të Zi pas incidentit me simbolin e shqiponjës

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 16:03
Katër gjimnazistë shqiptarë shoqërohen në polici në Mal të Zi pas incidentit me simbolin e shqiponjës

Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë shoqëruar nga policia malazeze në qytetin e Kotorit, pas një incidenti të ndodhur gjatë një ekskursioni turistik në Malin e Zi.

Nxënësit, të gjithë djem, kanë kaluar natën në ambientet e policisë, ndërsa më pas janë lënë të lirë.

Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, teksa grupi i nxënësve po kthehej nga dreka. Ata janë konfliktuar me një grua të moshuar vendase, e cila i ka pyetur se nga vinin.

Në përgjigje, gjimnazistët kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe kanë qeshur. Në atë moment, e moshuara ka qëlluar me shpulla njërin prej nxënësve dhe situata është përshkallëzuar.

Më pas, gruaja ka njoftuar policinë, duke pretenduar se ishte provokuar nga gjimnazistët. Pas ndërhyrjes, katër nxënësit janë shoqëruar në polici, ku i kanë kaluar orët e natës.

Pranë tyre ka qenë edhe një mësuese si shoqëruese, e cila ka shkuar në polici për t’u gjendur pranë nxënësve. Pas lirimit, atyre u është kërkuar që të mos përsërisin më gjeste me simbolet kombëtare.

Në lidhje me incidentin mbrëmjen e kaluar është vënë në dijeni nga DRAP Durrës dhe Ministria e Arsimit

katërpolicigjimnazistë

Të ngjashme

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

19:33

Më shumë nga Lajme

  • 16:50Nuk u pranua në 60 vende pune në Kosovë, ish-imami 39-vjeçar emigron në Gjermani: Sot mbaj vegla ndërtimi, jo libra filozofie
  • 16:30​Moti javën e ardhshme
  • 16:18Ky raportohet se është babai i arrestuar që dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Gjilan
  • 16:13Letra e tretë e Arlinda Zekajt, Çitaku: Aktakuzë nga varri – Llogaridhënie dhe mbrojtje të jetës së grave, sot dhe përherë
  • 16:08Lushaku-Sadriu: Kosova të forcojë partneritetet me familjen politike evropiane