Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lushaku: LDK mirëpret fazën konsultative për punën e presidentit të ri, kemi edhe ne emrat që mund t’i propozojmë

GD
Gazeta Demos21 shkurt 2026 në 12:22
Lushaku: LDK mirëpret fazën konsultative për punën e presidentit të ri, kemi edhe ne emrat që mund t’i propozojmë

Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se janë të gatshëm të marrin pjesë në konsultimet për zgjedhjen e presidentit, duke mos përjashtuar mundësinë që të dalin me një kandidat të vetin. Derisa kanë mbetur edhe njëmbëdhjetë ditë afat për zgjedhjen e shefit të vendit, ajo thekson se i tërë procesi duhet të bazohet në dialog ndërmjet subjekteve politike dhe jo të shtyhen kandidatura të njëanshme.

Lushaku, në një intervistë për KosovaPress, nuk tregon nëse do t’ia mundësojnë ose jo Vjosa Osmanit edhe një mandat në krye të vendit. Sipas saj, zgjidhja optimale do të ishte arritja e një marrëveshjeje politike për një kandidat konsensual, i cili do të siguronte mbështetje të gjerë në Kuvend.Duke folur për kriteret që duhet të përmbushë presidenti i ardhshëm, Lushaku ka theksuar se kandidati duhet të jetë garant i respektimit të Kushtetutës dhe të ofrojë siguri institucionale për të gjitha grupet parlamentare.

Sa i përket mbështetjes eventuale ndaj presidentes aktuale, Vjosa Osmani, ajo ka theksuar se pa pasur kandidatura konkrete në garë, LDK nuk mund të shprehë qëndrim përfundimtar.

Megjithatë, Lushaku thotë se Osmani gjatë mandatit të saj si presidente, nuk ka pasur rol unifikues në raport me klimën politike.

Krahas kësaj, Lushaku ka kritikuar mazhorancën se miratuan buxhetin për vitin 2026 “me arrogancë votash”, ndërsa amendamentet e refuzuara, siç ka deklaruar, kishin të bënin me projekte në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

Ajo ka shtuar se buxheti nuk përfshin as prioritetet e paralajmëruara nga kryeministri gjatë ekspozesë së tij në Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar se dokumenti financiar nuk reflekton as premtimet e bëra dhe as orientimin e kabinetit qeveritar.Duke folur për qasjen e LDK-së karshi Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, Lushaku ka theksuar se si parti opozitare do të vazhdojnë të ngrenë çështjet që preokupojnë qytetarët, pavarësisht peshës numerike në Kuvend.

Sipas saj, LDK do të paraqesë argumentet e saj si brenda sallës së Kuvendit, ashtu edhe jashtë saj, përmes mjeteve të ndryshme demokratike./KP/

Jehona Lushaku-Sadriu

Më shumë nga Lajme

  • 15:33Zhvillimet në Kuvend, Rama i drejtohet Kurtit: Po bën kalkulime për pushtet, por pushteti është i përkohshëm
  • 15:32“Grupi PLAS”, Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska
  • 15:03Britania – deputetëve: Punoni bashkë urgjentisht për të mirën e partneriteteve ndërkombëtare
  • 14:33Durrës: Gjendet lëndë eksplozive pranë derës së një dyqani, policia nis hetimet
  • 14:13KDI: Skadimi i afatit pa Kuvend të konstituuar, çështje kushtetuese