Kandidati për deputet nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Hamdi Komoni- Loki ka publikuar fotografi nga tubimi i partisë në Deçan, shkruan GazetaDemos.
Komoni tha se në Deçan u dëshmua edhe një herë ajo që ky qytet ka ditur gjithmonë ta tregojë.
“Deçani nuk është i madh në numra, por është i madh në zemër, i madh në guxim dhe i madh në besnikëri”, u shpreh ai.
51-shi i AAK-së, iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj partie.
“Tani është koha që të gjithë të jemi një zë i vetëm, një krah i fortë dhe i vendosur. Të bëhemi krah i Liderit tonë, Ramush Haradinaj. Krah i numrit 129. Krah i aleatëve tanë, që nuk na lanë vetëm atëherë kur ishte më së vështiri”, tha ai.
Postimi i plotë:
Sonte, në Deçan, u dëshmua edhe një herë ajo që ky qytet ka ditur gjithmonë ta tregojë.
Deçani nuk është i madh në numra, por është i madh në zemër, i madh në guxim dhe i madh në besnikëri. Në kohët më të vështira kemi treguar forcën tonë, e sonte dhamë sinjalin e parë të kësaj gare se jemi gati, më të bashkuar se kurrë.
Tani është koha që të gjithë të jemi një zë i vetëm, një krah i fortë dhe i vendosur. Të bëhemi krah i Liderit tonë, Ramush Haradinaj. Krah i numrit 129. Krah i aleatëve tanë, që nuk na lanë vetëm atëherë kur ishte më së vështiri.
Një falënderim i veçantë për organizimin dhe përkushtimin shkon për: – Shefin e Shtabit, Bashkim Ramosaj – Nënkryetarin e Komunës, z. Sami Cacaj – Shefin e Shtabit të Degës në Deçan, Trimor Gjikokaj