Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka hedhur akuza të rënda ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke aluduar se kjo parti ka manipuluar me vota në zgjedhjet e kaluara .

Lladrovci tha se ka qenë ai që i ka sjellë PDK-së mbi 19 mijë vota të ndershme, duke përmendur edhe rastet kur, sipas tij, është bërë vjedhje e votave.

“Unë i kam sjellë 19 mijë e 614 vota, edhe kur kanë vjedh, që janë kthy zgjedhjet, nuk kanë mujt mi bo 19 mijë e 600. Unë i kam bo 19 mijë vota të ndershme”, deklaroi ai në Tëvë1.