Dhentë e familjes Destani nga Delloci i Suharekës u groposën nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë pasi u kuptua se po vuanin nga sëmundja e lisë. Vetë fermeri Isuf Destani njoftoi autoritetet kur pa se kafshët nuk janë në gjendje të mirë.
Ndonëse blegtoria ishte burimi kryesor për familjen Destani nuk ngurroi që t’i largojë ato.
Shumicën prej deleve ky fermer I ka pasur të rezervuara për festën e Bajramit por që i anuloi duke mos dashur të përhap sëmundjen.
