Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ligji i ri për Specialen, Hasani: Është i qëlluar dhe në dinjitetin e një shteti sovran e të pavarur

GD
Gazeta Demos8 tetor 2026 në 19:23
Ligji i ri për Specialen, Hasani: Është i qëlluar dhe në dinjitetin e një shteti sovran e të pavarur

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka lavdëruar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ai ka bërë me dije se ky ligj është i qëlluar dhe në dinjitetin e një shteti sovran e të pavarur.

Në emisionin “Intervista Nacionale”, në gazetën Nacionale, Hasani ka thënë se Kosova e ka dhënë sovranitetin e saj në këtë fushë në mirëbesim.

Sipas tij, një shtet sovran mund ta rikthej sovranitetin e bartur me ligje dhe amendamente kushtetuese.

“Iniciativa është e qëlluar, është në dinjitetin e shtetit sovran dhe të pavarur. Ne kemi mbajtur sovranitetin në mirëbesim, dhe me besë. Me shpresën, që me lejoni të ua shpjegoj. Puna e organeve për trafikimin e organeve do të trajtohej drejt. Të gjithë e dimë se kaluam në defensivë, sepse ishte turp i madh për ne. Ne u kemi besuar aleatëve, organeve të Evropës, dhe kemi besuar se aty ka(drejtësi)”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se si mund të rikthehet ky sovranitet.

“Në mënyrë graduale. Kështu me ligje me amendamente kushtetuese, ose ne duhet me u pranuar në (Këshill të Evropës). Unë besoj, sepse po shihet qartë një lloj skenari këtu. Ne nuk na kanë pranuar në Këshill të Evropës. Unë jam plotësisht i bindur se, po të ishte Kosova në Këshillin e Evropës, sepse unë e di standardet e paraburgimit dhe procedurat për rastet e tjera të krimit të organizuar apo mafive do të kishin qenë ndryshe. Ka plot vendime procedurale që janë r ndërmarrjen gjatë vazhdimit të paraburgimit dhe proceseve tjera në këto gjashtë vite, nuk do të kishin kaluar kështu sikur të ishim anëtarë të Këshillit të Evropës”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, një shtet sovran e ka të drejtën për kthimin e sovranitetit që e ka bartur.

“Por një shtet sovran e i pavarur ka të drejtë ta rikthejë sovranitetin. Nuk mund të shkohet kështu, pa kufij”, ka deklaruar ai.

I pyetur për mundësinë që Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale të merret me këtë ligj, ai ka thënë se ajo dhomë duhet të diskutojë me institucionet e Kosovës.

“Në interpretimin dogmatik, Dhoma Kushtetuese atje mund të kërkojë kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjit. Nuk e përjashtojnë mundësinë. Ata gabojnë nëse marrin veprime vetëm prej ëeb faqes kur te publikohet ligji. Në qoftë se nuk komunikojnë me organet kushtetuese të Kosovës, ata tregojnë që nuk e njohin shtetin e Kosovës, kjo kish me qen e papranueshme”, është shprehur Hasani.

sovranhasaniqëlluar

Të ngjashme

Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen

Hasani: Protestat masive të qytetarëve e detyruan Kurtin të lëshoj pe për Ligjin për Specialen

21:16
Enver Hasani thotë se zgjedhja e Justina Pulës është e rregullt

Enver Hasani thotë se zgjedhja e Justina Pulës është e rregullt

00:45

Më shumë nga Lajme

  • 20:09Alarmi për person me armë në shkollë në Ferizaj, Policia: Ishte 12-vjeçar me armë lodër
  • 19:56Haxhiu: Zgjedhja e presidentes së re sjell stabilitet institucional
  • 19:48Mbrojtja Civile paralajmëron reshje intensive shiu në Shqipëri, qarqet më të rrezikuara
  • 19:42KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj
  • 19:39Konjufca në Sofje: Korridori VIII, shtyllë strategjike për sigurinë dhe ndërlidhjen e rajonit