Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka hedhur poshtë pretendimet se Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente në mënyrë jokushtetuese.
Ai është shprehur i bindur se presidentja e re është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën e Kosovës
Në emisionin “Intervista Nacionale”, Hasani ka bërë me dije se votimi i deputetëve për shefen e re të shtetit nuk përbën rast për Kushtetuese.
“Pa asnjë diskutim që po. Shikoni, nuk mund të thuash ti. Nëse dikush do të përfundojë në gjykatë, le të përfundojë në gjykatë dhe gjykata e jep fjalën e saj. Nuk ka çështje kushtetuese këtu. Është çuditshme që ata njerëz që sot flasin për dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta të një procesi. Imagjino të ishte ndalur rryma, sepse ne kemi problem me rrymën, a ishte shtyrë afati i zgjedhjes? A ishte shtyrë ndonjëherë një orë?”, ka thënë ai.
Ai ka kritikuar ata që pretendojnë se presidentja e re është zgjedhur në mënyrë jokushteteuse.
Hasani ka bërë me dije se të njëjtit kanë heshtur për shkeljet e rënda kushtetuese të Albin Kurtit gjatë këtyre viteve.




