Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka përshëndetur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e re e Kosovës.
Haxhiu i bëri këto deklarata gjatë ceremonisë për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë, duke shtuar se zgjedhja e presidentes sjell stabilitet të ri institucional për vendin, raporton EkonomiaOnline
“Sonte vijmë në këtë festë edhe me një lajm të mirë nga shtëpia jonë, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. E zgjodhëm presidenten e re të Republikës së Kosovës dhe tash do të kemi stabilitet institucional. Ndoshta edhe ambasadori gjerman nuk deshi që ta organizojë festën e ribashkimit të Gjermanisë më tre tetor, duke na pritur neve që ta zgjedhim presidenten e re”, ka thënë Haxhiu.




