Gazetari Bekim Kabashi, në Debat Plus, i është drejtuar deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, duke komentuar marrëveshjen e fundit politike dhe bashkëpunimin mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Kabashi ka thënë se stabiliteti institucional është i rëndësishëm, por ka vlerësuar se deklarimet e Mustafës po tingëllojnë më shumë si qëndrime të një përfaqësuesi të Qeverisë sesa të një deputeti të opozitës.

“Është e vërtete që mirë çshtë me pas stabilitet për shtetin. Po mua po reflekton duke iu pas përballë, si me pas një përfaqësues së qeverisë e jo dikë nga opozita. Pavarësisht që keni qenë insistues me kriju një bashkëpunim me LVV deri në koalicion qeverisës, ajo nuk ka mund të arrihet. LVV ka refuzuar ta ketë atë. Deri në momentet e fundit ka refuzuar të ua mbështet ligjin, që nuk ka qenë i PDK-së, ai ka qenë për UÇK, për njerëzit që janë në Hagë. Ka qenë i Kosovës, që së shumti ish dashtë me marrë përgjegjisnë LVV”, ka deklaruar Kabashi.