Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

​700 mijë euro për renovimin e urës mbi lumin Sitnica në Mitrovicë

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 13:20
​700 mijë euro për renovimin e urës mbi lumin Sitnica në Mitrovicë

Në Mitrovicë është vendosur gurthemeli për renovimin e thellë të urës mbi lumin Sitnica, projekt ky që ka vlerën e përgjithshme prej 700 mijë eurosh dhe financohet bashkërisht nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Mitrovicës së Jugut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se investimet në ura nuk janë përqendruar vetëm mbi lumin Ibër, por edhe mbi lumin Sitnica.

“Me rastin e vendosjes së gurthemelit këtu për një renovim të thellë, sa mund ta quajmë një rindërtim të urës mbi Sitnicë, nuk po ndërtojmë ura vetëm mbi Ibër, por edhe mbi Sitnicë. Vitin e kaluar u ndërtuan dy ura të reja mbi Ibër, njëra ka qenë edhe për këmbësorë edhe për vetura, tjetra vetëm për këmbësorë. Ura e tretë është në ndërtim e sipër, që do të thotë se së shpejti do të vijmë edhe për atë punë, për urën e tretë, për përurim. Por sot vendosëm gurthemelin e këtij projekti të rëndësishëm, me vlerë të gjithmbarshme prej 700 mijë eurosh, ku kanë kontribuar së bashku Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Mitrovicës. Ne ndërtojmë ura anembanë Kosovës, por natyrisht më shumë, më shpejt e më shpesh aty ku kanë munguar në të kaluarën, e kjo është pikërisht Mitrovica”, tha Kurti.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, tha se ura mbi Sitnicë është një nga pamjet e para që i shohin qytetarët dhe vizitorët gjatë hyrjes në qytet.

“Sot, edhe në inaugurimin ose fillimin e punimeve të një projekti shumë të rëndësishëm, pamja e parë që qytetarët e Mitrovicës, por edhe të gjithë mysafirët që vijnë në Mitrovicë, shumica dërrmuese e tyre gjatë hyrjes kryesore e kanë urën mbi lumin Sitnica, e cila do të ketë një pamje të re, imazh të ri. Falënderojmë Qeverinë për përkrahjen në këtë rast, Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, që ka mundësuar që përmes këtij bashkëfinancimi të futemi në një projekt të tillë. Mitrovica, si qytet i urave, po demonstron që jo vetëm ndërton e restauron ura, por jemi çdoherë të gatshëm për ura të bashkëpunimit me të gjitha institucionet”, tha Peci.

Në anën tjetër, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e vlerësoi projektin si një nga investimet e përbashkëta që pritet të realizohen përmes bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

“Po, kemi mundësi tash edhe me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, të bashkëpunojmë. Më herët kemi bashkëpunuar në Qeveri, tash po bashkëpunojmë prej nivelit qendror me nivelin lokal. Ky është veç një projekt i shumë projekteve tona të përbashkëta që do t’i kemi nga tash e tutje. Projekti filloi sot dhe përfundon diku në shkurt. Unë jam i bindur se kur vijmë me kryeministrin në përmbylljen e punëve këtu, do të fillojnë edhe punët e tjera të mira për qytetarët e Mitrovicës”, tha Krasniqi.

Gjatë vitit 2025, në Mitrovicë u ndërtuan dy ura të reja mbi lumin Ibër, ndërsa ura e tretë është ende në ndërtim. Me projektin e ri mbi Sitnicë, vazhdojnë investimet në infrastrukturën e urave në qytet.

luminmijëurës

Të ngjashme

Mashtrimi me 189 mijë euro të GoFundMe, disa persona i shkojnë në shtëpi të dyshuarit Endrit Azemi

Mashtrimi me 189 mijë euro të GoFundMe, disa persona i shkojnë në shtëpi të dyshuarit Endrit Azemi

10:09
Arrestohet një person në Gjilan, mblodhi rreth 200 mijë euro me pretendimin për leukemi (FOTO)

Arrestohet Endrit Azemi në Gjilan, mblodhi rreth 200 mijë euro me pretendimin për leukemi

08:35
Panik në një koncert në Manchester, evakuohen mbi 12 mijë persona pas çlirimit të një substance të panjohur

Panik në një koncert në Manchester, evakuohen mbi 12 mijë persona pas çlirimit të një substance të panjohur

08:10
Shiriti i dasmës tradhtoi hajdutët në Ballsh, si u grabitën 43 mijë euro?

Shiriti i dasmës tradhtoi hajdutët në Ballsh, si u grabitën 43 mijë euro?

19:47

Më shumë nga Lajme

  • 13:26Abdixhiku në 26-vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës: Pas 26 vjetësh, familjes ende i kemi borxh drejtësi
  • 13:06Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave
  • 12:59Çitaku: Brenda kësaj jave procedohet në Kuvend nisma për Dhomat e Specializuara
  • 12:53Ligji për Specialen, Tahiri: Nuk do të vijë i njëjti në Kuvend, vjen një ligj i ri
  • 12:52Dialogu strategjik Kosovë-SHBA, Aleanca kërkon interpelancë ndaj Kurtit