Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

27 vjet nga vizita e parë historike e Bill Clintonit në Kosovë

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2026 në 13:34
27 vjet nga vizita e parë historike e Bill Clintonit në Kosovë

Më 23 nëntor 1999, pesë muaj pas përfundimit të luftës në Kosovës, presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton, vizitoi vendin tonë, në një prej momenteve më të rëndësishme të periudhës së pasluftës.

Gjatë vizitës, ai qëndroi në Prishtinë dhe Ferizaj, ndërsa takoi udhëheqës politikë të Kosovës, përfshirë Ibrahim Rugovën, Hashim Thaçin, si dhe ushtarët amerikanë në kampin Bondsteel.

Një nga momentet më të veçanta ishte fjalimi i tij në Ferizaj, para nxënësve, përfaqësuesve të organizatave dhe drejtuesve të komunitetit, në një sallë sportive të qytetit.

“Ju nuk mund ta harroni kurrë padrejtësinë që ju është bërë. Askush nuk mund t'ju detyrojë të falni atë që ju është bërë. Por ju duhet të përpiqeni”, deklaroi Clinton.

Ai kishte përcjellë edhe një mesazh që do të mbetej ndër deklaratat më të njohura të asaj vizite.

“Ne e fituam luftën, por dëgjoni: vetëm ju mund ta fitoni paqen”.

Clinton theksoi se e ardhmja e Kosovës duhej të ndërtohej përmes arsimit, rindërtimit, zhvillimit dhe bashkëjetesës.

Vizita e tij, e shoqëruar nga sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, u konsiderua një dëshmi e mbështetjes amerikane për Kosovën në muajt e parë pas luftës.

Sot, 27 vjet më vonë, mesazhet e asaj vizite mbeten pjesë e kujtesës historike të Kosovës.

vjetvizitaparë

Të ngjashme

Mbyllet pjesa e parë: Liverpooli po fiton me epërsi të dyfishtë, Unitedi me një lojtar më pak

Mbyllet pjesa e parë: Liverpooli po fiton me epërsi të dyfishtë, Unitedi me një lojtar më pak

18:22
“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”, alarmojnë meteorologët për dimrin që po vjen

“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”, alarmojnë meteorologët për dimrin që po vjen

16:41
Liga e parë, këto ndeshje do zhvillohen sot

Liga e parë, këto ndeshje do zhvillohen sot

08:24
“Dy policë serbë u vranë..”, Gani Krasniqi zbulon detajet e aksionit të parë të UÇK-së në Malishevë

“Dy policë serbë u vranë..”, Gani Krasniqi zbulon detajet e aksionit të parë të UÇK-së në Malishevë

16:19

Më shumë nga Lajme

  • 13:47Kurti në 27-vjetorin e Shërbimit Korrektues: Burgu nuk është vetëm ndëshkim, por edhe mundësi për ndryshim
  • 13:35Një muaj paraburgim për Endrit Azemin që mashtroi se ishte i sëmurë dhe përfitoi para
  • 13:26Abdixhiku në 26-vjetorin e vrasjes së Xhemajl Mustafës: Pas 26 vjetësh, familjes ende i kemi borxh drejtësi
  • 13:20​700 mijë euro për renovimin e urës mbi lumin Sitnica në Mitrovicë
  • 13:06Haxhiu: Nisma e re për Ligjin për Specialen do të procedohet brenda kësaj jave