Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Korridorin VIII në Sofje, ku ka theksuar rëndësinë e ndërlidhjes rajonale për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor.
Në konferencën e organizuar nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Velislava Petrova-Chamova, Konjufca deklaroi se ndërlidhja rajonale nuk është vetëm një domosdoshmëri ekonomike, por edhe një shtyllë strategjike e sigurisë dhe qëndrueshmërisë evropiane
Ai vuri theksin te rëndësia e përfshirjes së plotë të Kosovës në rrjetet rajonale të transportit, duke përmendur investimet në Linjën Hekurudhore 10 dhe projektin e planifikuar të hekurudhës Prishtinë–Durrës.
Sipas Konjufcës, këto projekte do të kontribuonin në forcimin e ndërlidhjes rajonale, diversifikimin e rrugëve të transportit dhe rritjen e sigurisë euroatlantike në Ballkanin Perëndimor.
