Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Lekaj: Janë munduar ta njollosim, por Ramush Haradinaj është liria dhe historia e Kosovës

GD
Gazeta Demos22 shtator 2025 në 16:34
Lekaj: Janë munduar ta njollosim, por Ramush Haradinaj është liria dhe historia e Kosovës

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka cilësuar kreun e tij, Ramush Haradinaj si simbol i lirisë dhe historisë së Kosovës.

“Historia e këtij vendi nuk është e shkruar me letra, por me gjakun e dëshmorëve, me sakrificën e atyre që dhanë jetën për këtë tokë. UÇK-ja nuk është vetëm një kapitull i historisë sonë, ajo është vetë kujtesa e gjallë e popullit tonë, e freskët si dita e sotme. Çdo dëshmitar i asaj kohe, çdo bashkëluftëtar, e di të vërtetën dhe e gjykon me ndershmëri”, tha Lekaj.

Lekaj beson se figura e Haradinajt nuk është vlerësuar kurrë mjaftueshëm, teksa përmend edhe sulmet e bëra ndaj tij.

“25 vite me radhë, kuzhinat e pista politike dhe armiqtë e Kosovës janë munduar të njollosin figurën e Ramush Haradinajt. Ata kanë tentuar ta njollosin këtë emër për fitore të shkurtra politike, duke shkelur mbi kontributin më të madh që njeh historia jonë e re. Por një kombi figurat e tilla i vijnë rrallë. Ramushi ishte dhe mbeti aty, në kohën e duhur. Ne ndoshta nuk ia kemi vlerësuar kurrë mjaftueshëm, por miqtë më të mëdhenj të Kosovës po na e kujtojnë sot”, tha Lekaj.

Në fund ai shtoi se “ss UÇK-ja dhe asnjë ushtar i saj nuk mund të njolloset. Historia nuk fshihet. E vërteta nuk shuhet”.

Kujtojmë se sot ish-diplomati britanik, Johna Stewart Duncan, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, foli edhe për ish-eprorin i UÇK-së, Ramush Haradinaj.

“Ramushi ishte karakter i veçantë, ishte si në filmat e Rambos, mbaj mend që kishte një emblemë në krah, të binte në sy si personazh, fliste goxha, i dëgjohej zëri shpesh”, deklaroi Duncan.

Më shumë nga Lajme

  • 20:21Thaçi: Ligji për gjuhët mbetet vetëm në letër pa plan financiar për zbatimin e tij
  • 20:21Dogana parandalon kontrabandimin e mbi 8 kg argjend të padeklaruar
  • 20:04Grabovci: Nëse mbetet kjo akuzë çfarë kuptimi ka jeta ime
  • 19:55Adem Grabovci: Pa Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, çdo gjë në Kosovë ka degraduar
  • 19:54Ismet Beqiri shpërthen ndaj zhvillimeve në LDK: Ata që s’i sollën asnjë votë po u japin leksione atyre që e ndërtuan partinë