Adem Grabovci në emisionin “Java” ka deklaruar se gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi mund të ketë pasoja të rënda politike për Kosovën, duke u bërë thirrje qytetarëve që Thaçin të mos e shohin vetëm si individ.
“Pasojat politike do të jenë shumë të rënda për Kosovën, nëse vazhdon ky gjykim dhe mbetet kjo akuzë si ndërmarrje e përbashkët kriminale, atëherë çfarë kuptimi ka jeta ime?”, tha Grabovci.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos e shohin Hashim Thaçin si individ, por ta vlerësojnë në një kontekst më të gjerë.

