Arbër Ismajli, ish-nënkryetar i Komunës dhe kandidat për kryetar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar për ndarjen nga jeta të kunatës së tij, Afërdita Ismajli, pas një sëmundjeje të rëndë.
Njoftimi:
Me dhimbje të thellë dhe zemër të thyer njoftojmë familjarë, miq dhe dashamirë se u nda nga jeta, në moshë të parakohshme, kunata jonë e dashur Afërdita Ismajli, bashkëshortja e vëllait tonë.
Ikja e saj e hershme la pas një boshllëk të pazëvendësueshëm dhe një dhimbje të madhe, të cilën fjalët nuk mund ta përshkruajnë. Afërdita do të mbetet përjetësisht në kujtimet tona për mirësinë, buzëqeshjen dhe shpirtin e saj të pastër, human dhe njerëzor.
