Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në mëngjes në fshatin Llapçevë të Malishevës, ku një burrë është gjetur pa shenja jete pranë një automjeti të ndalur në rrugë.
Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës 07:00 të mëngjesit të 27 tetorit 2025, një zyrtar policor që po kalonte me veturën e tij në dalje të fshatit në drejtim të Malishevës ka vërejtur një automjet të ndalur në skaj të rrugës dhe disa metra më tutje një person të shtrirë në tokë.
Polici është ndalur menjëherë për të parë gjendjen e personit dhe ka konstatuar se ai kishte nevojë urgjente për ndihmë mjekësore. Menjëherë ka njoftuar Stacionin Policor të Malishevës, pas së cilës në vendngjarje kanë dalë patrulla policore dhe një ekip i QKMF-së së Malishevës.



