Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

GD
Gazeta Demos12 korrik 2026 në 22:11
Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java që vjen do të karakterizohet nga mot relativisht i qëndrueshëm, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësirave të herëpashershme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në fillim të javës temperaturat do të jenë pranë mesatareve klimatike për këtë periudhë, ndërsa nga mesi i javës pritet rritje graduale e temperaturave, duke sjellë mot më të ngrohtë.

Ndërkohë, nga dita e mërkurë deri të enjten parashihen kushte për zhvillim të vranësirave konvektive, të cilat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu, shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkime rrufesh.

Të hënën moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12°C dhe 15°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 24°C dhe 27°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi të lehtë deri mesatare.

Të martën do të mbajë mot kryesisht me diell, me kalime të pakta vranësirash. Temperaturat minimale do të sillen nga 10°C deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 26°C deri në 30°C. Era do të fryjë nga perëndimi dhe veriperëndimi me intensitet të dobët deri mesatar.

Të mërkurën parashihet mot i ngrohtë me diell gjatë paradites, ndërsa në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave. Vende-vende parashihen riga shiu, shtrëngata lokale dhe mundësi për shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 14°C, ndërsa maksimalet nga 28°C deri në 32°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi, ndërsa gjatë zhvillimit të shtrëngatave mund të ketë përforcime të përkohshme.

Të enjten moti do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale me diell. Në disa zona parashihen ende riga lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht gjatë orëve të pasdites. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 26°C deri në 30°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar.

Të premten parashihet stabilizim gradual i motit. Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11°C dhe 15°C, ndërsa maksimalet nga 28°C deri në 32°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet të dobët deri mesatar

IHMK

Më shumë nga Lajme

  • 11:37Ramadani: Kurti po refuzon të zbatojë rezultatin e zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës
  • 11:25Sot i jepet lamtumira e fundit Arianit Çetaj, djalit të rapsodit të njohur Hasan Çetaj
  • 11:21Familja gjakovare dorëzon në polici zarfin e humbur me 3 mijë e 800 euro
  • 11:01Thirrja e fundit e GLPS: Konstituone Kuvendin, Kushtetua është e qartë!
  • 10:59Tërmeti në Japoni, momenti kur kirurgët mbrojnë pacientin me trupat e tyre gjatë operacionit