Kuvendi i Kosovës do të mbajë të mërkurën, më 11 nëntor 2026, seancë të jashtëzakonshme plenare, me fillim nga ora 13:00

Sipas njoftimit të Kuvendit, në rend dite është paraparë debati parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026, si dhe adresimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të tij.