Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë parandaluar futjen e një mjeti të mprehtë (thikë) në institucion.
Gjatë kontrollit të rrobave në hyrje të sallës së vizitave (Porta Zero), zyrtarët korrektues kanë zbuluar një thikë të fshehur në mënyrë të kamufluar brenda xhaketës, e cila ishte destinuar për një person të burgosur.
Sipas njoftimit, pas zbulimit, vizita është anuluar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës. Rasti është trajtuar në përputhje me procedurat përkatëse.
"Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon të zbatojë kontrolle dhe masa të rrepta sigurie për të parandaluar futjen e sendeve të ndaluara në institucionet korrektuese", thuhet në njoftim


