Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK, ka pritur në selinë qendrore Ani Prattipatin, e ngarkuar me punë të Ambasadës së ShBA në Kosovë.
Abdixhiku ka vlerësuar se për LDK, miqësia me ShBA është përcaktim i përhershëm.
Postimi i plotë:
Sot, në Seline Qendrore, prita në takim të rregullt të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati. 🇺🇸🇽🇰
Biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës.
E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.
Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm. Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike.