Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kushtetuesja: 12 ditë kohë për ta konstituuar kuvendin, deputetët duhet të marrin pjesë në votim

GD
Gazeta Demos8 tetor 2025 në 16:28
Kushtetuesja: 12 ditë kohë për ta konstituuar kuvendin, deputetët duhet të marrin pjesë në votim

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sot ka publikuar aktgjykimin e saj të plotë lidhur me situatën në Kuvend.

Në aktgjykim, Kushtetuesja thotë se deputetët duhet që brenda 12 ditëve ta konstituojnë Kuvendin, dhe se, të njëjtit duhet të marrin pjesë në votim.

‘‘Në këto rrethana, deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të konstituojnë Kuvendin brenda afatit të mbetur prej 12 (dymbëdhjetë) ditëve, gjithnjë duke respektuar procedurën e përcaktuar me Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit. Gjykata rikujton obligimin e deputetëve që të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e tyre në votim, përkitazi me propozimet e paraqitura në bazë të Kushtetutës dhe rregullave tjera të ndërlidhura’’, thuhet në aktgjykim .

Tutje, nga Gjykata theksohet edhe se, deputetët duhet të votojnë për zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, me votën ‘’për’’, ‘’kundër’’, ose, ‘’abstenim’’.

“Në këtë drejtim, Gjykata thekson se deputetët e zgjedhur të Kuvendit duhet të jenë të pranishëm dhe votojnë për, kundër apo të abstenojnë për zgjedhjen e nënkryetarit të komunitetit Serb, në frymën e detyrimit për bashkëpunim konstruktiv në mirëbesim, i cili buron nga vetë neni 67 i Kushtetutës, dhe i cili ndërlidhet ngushtë edhe me (i) detyrimin e përcaktuar në nenin 74 të Kushtetutës, sipas të cilit deputetët e Kuvendit ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe rregullat e procedurës së Kuvendit, dhe (ii) duke pasur parasysh obligimin e përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 58 të Kushtetutës që Republika e Kosovës, siguron, në baza jodiskriminuese, që të gjitha komunitetet dhe pjesëtarët e tyre të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre, të specifikuara me këtë Kushtetutë. Njëkohësisht, një detyrim i tillë vlen edhe për grupet tjera parlamentare të cilët në frymën e bashkëpunimit dhe konsultimeve konstruktive propozojnë kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit, të cilët bazuar në paragrafët 3 dhe 4 të nenit 67 të Kushtetutës, po ashtu zgjedhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve (shih, Aktgjykimin e Gjykatës në rastin KO124/25, cituar më lart, paragrafi 130),’’, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses.

Më shumë nga Lajme

  • 14:34“Liri për çlirimtarët”, shqiptarët në New York protestojnë për katërshen e UÇK-së
  • 14:28Kurti kërkon që "Bondsteel" të bëhet bazë e përhershme e ushtrisë amerikane në Kosovë
  • 14:27Vetura godet një fëmijë në Vitomiricë të Pejës, dërgohet në spital
  • 14:26Tubim paqësor kundër vendimit të Speciales edhe në Karlsruhe
  • 14:26Protestë edhe në Itali në kundërshtim të vendimit të Speciales