Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka përfunduar procesi i intervistimit të 22 kandidatëve për dy pozita të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, me këtë rast u rekomanduan gjashtë kandidatë për t’u votuar në Kuvend.
Pas përfundimit të intervistimit, Komisioni me rastin e poentimit vendosi t’i rekomandojë Kuvendit për votim listën prej gjashtë kandidatëve të suksesshëm si më poshtë.
Komisioni posaçëm me këtë përbërje: Vigan Qorrolli- kryetar i Komisionit, Arbërie Nagavci- deputete e LVV-së, Arian Tahiri- deputet i PDK-së, Armend Zemaj- deputet i LDK-së, Sllavko Simiq- deputet i LS-së, Besnik Tahiri-deputet i AAK-së, Artan Asllani- deputet i Grupit Parlamentar muiltietnik, kishte konstatuar se 25 kandidatë i plotësojnë kushtet formale për kandidim.
Po ashtu, pjesë e komisionit ishin Arjeta Sadiku- zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Safet Hoxha nga Gjykata Kushtetuese.
