Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

​Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim katërshen e UÇK-së

GD
Gazeta Demos16 shtator 2026 në 15:01
​Kush është Charles Smith, amerikani që dënoi me 81 vjet burgim katërshen e UÇK-së

Charles L. Smith III është gjyqtari amerikan që kryesoi trupin gjykues në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe lexoi aktgjykimin e shqiptuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Smith, shtetas i Amerikës, është emëruar gjyqtar në Dhomat e Specializuara më 7 shkurt 2017. Përveç drejtimit të panelit në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ai është edhe nënkryetar i kësaj gjykate që nga 29 prilli 2020.

Karriera e tij në Kosovë kishte nisur vite para krijimit të Dhomave të Specializuara. Nga viti 2010 deri më 2013, ai shërbeu si gjyqtar i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX.

Në kuadër të këtij mandati, Smith ishte anëtar i Gjykatës Supreme të Kosovës nga viti 2011 deri më 2013. Gjatë kësaj periudhe u zgjodh fillimisht nënkryetar, e më pas kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, thuhet ne biografinë e tij, të shfaqur në uebfaqen e Dhomave të Specializuara..

Para angazhimit në Kosovë, ai kishte një karrierë të gjatë në sistemin amerikan të drejtësisë. Në vitin 1990 u emërua gjyqtar i Gjykatës së Qarkut në Distriktin e Katërt Gjyqësor të shtetit Iowa,

Nga viti 1996 deri më 2010, Smith shërbeu si kryegjyqtar në këtë distrikt dhe ishte njëkohësisht anëtar i Këshillit Gjyqësor të Iowas.

Përpara emërimit si gjyqtar, nga viti 1970 deri më 1989, ai ushtroi profesionin e avokatit privat. Veprimtaria e tij përfshinte çështje civile dhe penale, si dhe raste që lidheshin me biznesin, tatimet dhe trashëgiminë.

Smith përfundoi studimet për drejtësi në Universitetin Creighton në Shtetet e Bashkuara, ku mori gradën “Juris Doctor” në vitin 1970. Po atë vit u pranua në Odën e Avokatëve të Nebraskës, ndërsa më 1971 në atë të Iowas, që është njëra nga shtetet më miqësore amerikane me Kosovën.

Prej vitit 2014 ai ka punuar edhe si ndërmjetësues dhe arbitër.

Në Dhomat e Specializuara, Smith ka kryesuar gjithashtu trupin gjykues në çështjen ndaj ish-drejtuesve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Krahas funksionit të nënkryetarit të gjykatës, ai ushtron edhe detyrën e gjyqtarit të lartë për ankesat e personelit.

smithcharlesuçk-së

Të ngjashme

Musliu-Shoshi kritikon institucionet: 44 ditë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, ende pa strategji e buxhet

Musliu-Shoshi kritikon institucionet: 44 ditë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, ende pa strategji e buxhet

19:48

Më shumë nga Lajme

  • 23:22Sekuestrohen katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
  • 23:19Ferdonije Qerkezi komenton Qeverinë: Mosvet
  • 22:53Konsulli i Kosovës në Cyrih merr pjesë në promovimin e librit “Lufta për Kosovën – Rrëfime autentike”
  • 22:41KEDS njofton për punime në rrjet të hënën, këto zona do të mbesin pa rrymë
  • 22:05Ahmeti në Bërvenicë: Maqedonia nuk është as e Hristijanit as e Cërvenkovskit, është e shqiptarëve autoktonë