Marshi qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerëve që po gjykohen në Hagë, do të shoqërohet edhe me interpretime artistike nga emra të njohur të skenës shqiptare.
Në këtë marsh do të performojë një nga emrat më të mëdhenj të muzikës burimore dhe patriotike shqiptare, Ilir Shaqiri. Gjithashtu, në skenë do të ngjiten edhe artistët Lyrical Son dhe Arbnora Zogjani.
