Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Më i dëmshëm se Dick Marty”, Greiçevci akuzon Williamsonin për gënjeshtra: Duhet të tregojë a mashtroi vetë apo e nxiti dikush tjetër

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 14:43
“Më i dëmshëm se Dick Marty”, Greiçevci akuzon Williamsonin për gënjeshtra: Duhet të tregojë a mashtroi vetë apo e nxiti dikush tjetër

Lirim Greiçevci, pjesë e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-prokurorit Clint Williamson i cili deklaroi se “Kosova nuk e përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit”.

Greiçevci, nëpërmjet një postimi, e ka cilësuar Williamsonin si “më të dëmshëm se Dick Marty”, duke thënë se ish-prokurori kishte deklaruar në një konferencë për media në Bruksel se hetimet e tij kishin “vërtetuar përgjithësisht” akuzat e raportit të Martyt.

Sipas Greiçevcit, Williamson kishte deklaruar gjithashtu se trafikimi i organeve kishte ndodhur në disa raste të kufizuara dhe se kishte përgatitur një aktakuzë, e cila, sipas tij, vetëm priste formimin e një gjykate.

Tutje, Greiçevci thotë se dokumentacioni i hetimeve të Williamsonit, të cilin e kanë shqyrtuar ekipet mbrojtëse, nuk dëshmonte përfundimet që kishte deklaruar ish-prokurori.

“Paska folur sërish ky prokurori mashtrues, Clint Williamson. Ai është më i dëmshëm se Dick Marty. Pasi u mor me hetimin e raportit të këtij të fundit, për gati tri vite, doli në konferencë shtypi në Bruksel dhe gënjeu se i kishe “vërtetuar përgjithësisht” akuzat në raportin e Martyt. Gënjeu edhe më zi, duke thënë se trafikimi me organe kishte ndodhur në disa raste të kufizuara, të cilat mund të numëroheshin “në gishta të duarve”, dmth jo më shumë se dhjetër raste. Gënjeu gjithashtu se e kishte të gatshme një aktakuzë dhe se vetëm po priste formimin e një gjykateje. Si e dimë që gënjeu Williamson? Ekipet mbrojtëse kanë parë dokumentacionin e tij që ka lënë prapa ai. Ai nuk kishte vërtetuar asgjë, aq më pak trafikim organesh. Aktakuza e tij fantome nuk u dorëzua as nuk u konfirmua asnjëherë. Ai i hetoi ngjarjet e pasluftës në Kosovë. Trupi gjykues, edhe ashtu, i hodhi poshtë të gjitha akuzat pas 20 qershor 1999″, ka shkruar Greiçevci.

Greiçevci thotë gjithashtu se Williamson kishte hetuar ngjarjet e pasluftës në Kosovë dhe se trupi gjykues kishte hedhur poshtë akuzat që lidhen me periudhën pas 20 qershorit 1999.

Ai ka përmendur edhe ish-prokurorin David Schwendiman, për të cilin ka thënë se kishte refuzuar të vepronte mbi bazën e deklarimeve të Williamsonit.

“Prokurori i ndershëm që erdhi pas tij, David Schwendiman, refuzoi të lëvizte bazuar në gënjeshtrat e Williamson. Integritetin e tij prokurorial, Schwendiman e pagoi me shkarkim nga detyra. Pas tij erdhi një tjetër prokuror mashtrues, Jack Smith, i cili hartoi një aktakuzë krejt tjetër. Gënjeshtrat e Williamson u përdorën si grep për t’ia imponuar Kosovës një strukturë gjyqësore jashtë vendit, nën kërcënimin e formimit të saj nga OKB. Kosova duhet të kërkojë përgjegjësi nga ky mashtrues. Ai duhet të na tregojë se a mashtroi vetë, apo e nxiti dikush tjetër të mashtrojë”, ka shkruar ai.

kishtegreiçevcidëmshëm

Të ngjashme

Shkoi në Beograd, Aulona Beselica reagon sërish pas kritikave

Shkoi në Beograd, Aulona Beselica reagon sërish pas kritikave

12:07
Nga abetarja nën rrënojat e Prekazit te nëna që s’e linin serbët ta varroste fëmijën e vrarë

Nga abetarja nën rrënojat e Prekazit te nëna që s’e linin serbët ta varroste fëmijën e vrarë

11:02
I hyri lopa në oborrin e Gjykatës, raportohet se është arrestuar një bari nga Hajvalia

I hyri lopa në oborrin e Gjykatës, raportohet se është arrestuar një bari nga Hajvalia

12:00
Dyshohet se vrau një person dhe ia fshehu trupin në gropë në vitin 2025, ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit në Lipjan

Dyshohet se vrau një person dhe ia fshehu trupin në gropë në vitin 2025, ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit në Lipjan

17:47

Më shumë nga Lajme

  • 13:14Dardanët nisën përgaditjen e fundit kundër Irlandës
  • 12:26Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
  • 12:23Policia e Kosovës godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete
  • 12:15Janina Ymeri: Konsumatorët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22.4% më shtrenjtë rrymën
  • 12:10“Turiste politike”, Hoti e Bajrami me akuza ndaj Osmanit – çfarë po ndodh brenda LDK-së?