Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 14:45
“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Arbnora Zogiani, mbajtën sot konferencë për media, një ditë para protestës masive “Jo në emrin tim”.

Në konferencë iu bë thirrje qytetarëve të bashkohen më 1 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tasholli e cilësoi aktgjykimin të padrejtë dhe të papranueshëm, duke theksuar se ai nuk mund të merret në emër të popullit të Kosovës.

“Kosova nuk e ka nisur luftën. Kosova nuk ka qenë agresori. Shqiptarët e Kosovës kanë qenë viktima të një regjimi që për vite të tëra ua kishte mohuar lirinë, të drejtat dhe dinjitetin”, tha ai.

Sipas Tashollit, drejtësia duhet të vlejë për të gjithë, por nuk mund të jetë selektive dhe as të shkëputet nga e vërteta historike.

Ai theksoi se reagimi qytetar ndaj aktgjykimit ka kaluar kufijtë e Kosovës, me protesta dhe mobilizim të shqiptarëve në Evropë dhe më gjerë.

Duke kujtuar protestën studentore të 1 tetorit 1997, Tasholli tha se nesër, 29 vjet më vonë, qytetarët do të mblidhen sërish në Prishtinë për të kërkuar drejtësi.

Ai kërkoi gjithashtu veprim të menjëhershëm nga Qeveria dhe Kuvendi për shqyrtimin dhe procedimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Institucionet duhet të përdorin çdo mjet juridik dhe shtetëror që është në dispozicion dhe në përputhje me ligjin, për mbrojtjen e të drejtave të të dënuarve dhe për të vazhduar betejën juridike deri në përfundimin e të gjitha procedurave”, deklaroi Tasholli.

“UÇK-ja na bashkon! Nga studentët e vitit 1997 deri te qytetarët e sotëm, një gjë nuk ka ndryshuar: ne nuk e harrojmë lirinë, nuk e harrojmë sakrificën dhe nuk heqim dorë nga drejtësia”, shtoi ai.

Ndërkaq, Arbnora Zogiani ftoi qytetarët që nesër t’i bashkohen protestës me familjarët, miqtë dhe kolegët e tyre, duke njoftuar se nga çdo qytet i Kosovës do të ketë transport të organizuar. Oraret dhe vendet e nisjes tashmë janë publikuar.

Zogiani falënderoi mediat për përcjelljen e aktiviteteve dhe për jehonën që i kanë dhënë zërit qytetar, ndërsa veçoi kontributin e diasporës në mobilizimin kundër aktgjykimit.

“Diaspora jonë edhe një herë po dëshmon se largësia gjeografike nuk do të thotë largësi nga Kosova”, tha ajo, duke vlerësuar protestat, tubimet dhe aktivitetet e organizuara nga bashkatdhetarët në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të botës.

Në këtë vazhdë, Zogiani njoftoi se më 10 tetor në Bruksel do të mbahet protesta e radhës, e organizuar nga diaspora shqiptare, dhe ftoi bashkatdhetarët të marrin pjesë.


emërliriaqytetarët

Të ngjashme

“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit

“Liria Ka Emër” publikon oraret e nisjes së autobusëve për protestën e 1 tetorit

13:11
“Liria ka emër” dhe logoja e UÇK-së shfaqen në ndeshjen Belgjikë-Francë

“Liria ka emër” dhe logoja e UÇK-së shfaqen në ndeshjen Belgjikë-Francë

09:40
6 ditë afat për presidentin, Kurti: Nuk kemi emër të ri, por jam optimist që do t’ia dalim

6 ditë afat për presidentin, Kurti: Nuk kemi emër të ri, por jam optimist që do t’ia dalim

12:51
Marshi i 1 Tetorit, “Liria Ka Emër” mban sot konferencë për media

Marshi i 1 Tetorit, “Liria Ka Emër” mban sot konferencë për media

07:43

Më shumë nga Lajme

  • 15:10Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
  • 15:00Byroja për pasurinë e pajustifikueshme dhe 5 ligje të tjera kalojnë në Komision, Gërvalla: Reforma në drejtësi do të bëhet realitet
  • 14:43“Më i dëmshëm se Dick Marty”, Greiçevci akuzon Williamsonin për gënjeshtra: Duhet të tregojë a mashtroi vetë apo e nxiti dikush tjetër
  • 14:42Komuna e Ferizajt miraton buxhetin mbi 56 milionë euro për 2027, mbi 15 milionë euro për investime kapitale – LDK dhe VV lëshojnë sallën
  • 14:39Michele Picard caktohet kryetare e trupit gjykues në Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së