Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 15:10
Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje

Kryeministri Albin Kurti sot tha se ende është e vlefshme marrëveshja mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Bekim Sejdiun kandidat për President megjithëse vetë Sejdiu kishte deklaruar se tërhiqet nga kandidatura pasi s’mori mbështetjen e të gjithë deputetëve të LDK’së.

Për këtë deklaratë të Kurtit ka reaguar deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, i cili pyeti se si mund të thirret në këtë marrëveshje kur vetë kandidati është tërhequr.

“Si mund të thirret dikush në një marrëveshje kur vetë personi i përfshirë në atë marrëveshje është tërhequr nga kandidatura?!”.

Hoti gjithashtu tha se një dakordim mes dy kryetarëve të partive “nuk mund të shndërrohet në urdhër për deputetët e Kuvendit”.

“Kushtetuta është shumë e qartë: deputetët, si përfaqësues të popullit, nuk i nënshtrohen asnjë detyrimi.   Marrëveshjet politike mund të ndryshohen. Ne jemi gati të votojmë një kandidat nga Lidhja Demokratike të Kosovës, sepse vetëm kështu sigurohet balanca e pushteteve. Ne zgjedhim “zgjedhjet e reja” në vend të nënshtrimit politik”.

Në fund Hoti tha se marrëveshjet politike mund të negociohen, por jo Kushtetuta e Kosovës.

hotimarrëveshjekandidat

Të ngjashme

Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: Le të ulemi bashkë - zgjedhjet janë të panevojshme

Kurti kërkon marrëveshje për presidentin: Le të ulemi bashkë - zgjedhjet janë të panevojshme

10:43
Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin

Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin

23:45
Bajrami: S’e di nëse janë takuar Abdixhiku e Kurti, nëse ka kandidat të LDK-së për President, e votoj

Bajrami: S’e di nëse janë takuar Abdixhiku e Kurti, nëse ka kandidat të LDK-së për President, e votoj

17:21

Më shumë nga Lajme

  • 15:00Byroja për pasurinë e pajustifikueshme dhe 5 ligje të tjera kalojnë në Komision, Gërvalla: Reforma në drejtësi do të bëhet realitet
  • 14:45“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë
  • 14:43“Më i dëmshëm se Dick Marty”, Greiçevci akuzon Williamsonin për gënjeshtra: Duhet të tregojë a mashtroi vetë apo e nxiti dikush tjetër
  • 14:42Komuna e Ferizajt miraton buxhetin mbi 56 milionë euro për 2027, mbi 15 milionë euro për investime kapitale – LDK dhe VV lëshojnë sallën
  • 14:39Michele Picard caktohet kryetare e trupit gjykues në Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së