Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për ofertat e tij për kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të cilit tha se ia ofroi dy alternativa.
“Kur e pamë që nuk janë të interesuar për kryetarin e Kuvendit, oferta jonë qysh në pranverë është ripërsëritur tani. Me fjalë të tjera, nëse Vetëvendosja do ta kishte kandidatin për President – e ju e dini që ishte Glauk Konjufca – atëherë Lidhja Demokratike e Kosovës ta marrë zëvendëskryeministrin dhe 4 ministri. Ndërkaq nëse kandidati për President është konsensual, ta marrë zëvendëskryeministrin dhe tri ministri. Sepse Vetëvendosja po heq dorë prej Presidentit dhe ta kenë zëvendëskryeministrin dhe tri ministri. A nëse është Glauku, zëvendëskryeministrin dhe katër ministri”, tha ai.
