Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti takohet me ambasadorin turk, flasin për mundësinë e organizimit të një forumi të biznesit në Prishtinë

GD
Gazeta Demos3 shkurt 2026 në 20:09
Kurti takohet me ambasadorin turk, flasin për mundësinë e organizimit të një forumi të biznesit në Prishtinë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutoi për thellimin e mëtejmë të partneritetit bilateral.

Kurti vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, veçanërisht në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe rolin e rëndësishëm të Turqisë në misionin e NATO-s në Kosovë, përfshirë komandën e KFOR-it.

Ai theksoi se ky bashkëpunim në fushën e mbrojtjes do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe falënderoi ambasadorin Angılı dhe Republikën e Turqisë për gatishmërinë dhe partneritetin.

Në takim u trajtua edhe për raportin në fushën e ekonomisë dhe tregtisë ndërmjet dy shteteve.

Në këtë drejtim u diskutua për mundësinë e organizimit të një forumi të biznesit, i cili pas forumit të parë që u mbajt në Stamboll në qershor të vitit 2024, këtë vit do të mund të organizohet në Prishtinë.

Ambasadori Angılı e uroi kryeministrin për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Kurti e falënderoi ambasadorin për takimin dhe komunikimin e vazhdueshëm dhe për ftesën e Republikës së Turqisë për pjesëmarrje në Forumin Diplomatik në Antalia.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 22:50Tetë vatra zjarri mbeten aktive në Shqipëri
  • 22:41Vodhën mijëra euro brenda një shtëpie, arrestohen tre persona në Leposaviq
  • 22:40Gjykata Supreme i hap rrugë ‘‘përkohësisht’’ Trumpit që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove
  • 22:08Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 21:43“Nuk e di si e godita”, Vata rrëfen në gjyq për vrasjen e turistit në Ksamil