Volodymyr Zelenskyy në katër vitet e fundit, që prej agresionit rus ndaj vendit të tij, është pothuajse “ylli” i pakontestuar në secilën takim apo samit të liderëve. Nuk ka përfaqësues shteti qe nuk ka kërkuar ta takojë apo të shtrëngojë duartë me të, për të shfaqur solidaritetin për atë që po i ndodhë Ukrainës. Kështu ka ndodhur edhe udhëheqësit kosovarë, të cilët liderin e famshëm ukrainas kanë pasur rastin ta shohin e t’i shtrëngojnë duart në ngjarje ndërkombëtare ku kanë qenë bashkë pjesemarrës. Kryeministri Albin Kurti kishte njoftuar për takim me Zelenskyyn këtë vit, gjatë qëndrimit në Armeni, ku po merrte pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Takimin me Zeleneskyyn dhe Kryeministrin e Armenisë Nikol Pashynian e kishte radhitur në kategorinë e takimeve me liderë botërorë me vendet e të cilëve Kosova synon të lidhë marrëdhënie diplomatike.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar fuqishëm ndaj anëtarësimit në BE dhe NATO. Momenti i ri i zgjerimit kërkon unitet dhe angazhim më të madh ndaj Kosovës. BE-ja duhet të përmbushë angazhimin për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit, ndërsa NATO duhet të forcojë krahun e saj juglindor përmes avancimit të anëtarësimit të Kosovës” shkruante Kurti.
“Ky ishte mesazhi që përcollëm gjatë një serie takimesh të rëndësishme dhe frytshme në margjinat e Samitit të Tetë të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan. Këto prioritete i diskutuam me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së dhe Zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, si dhe me liderë të tjerë botërorë, përfshirë liderë të vendeve me të cilat synojmë të vendosim marrëdhënie diplomatike, si Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe nikoqiri ynë, Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan”, shkruante Kurti më 5 maj të këtij viti.
Nje takim më “sipërfaqësor” ose shtrëngim duarsh me Zelenskyy Kurti e kishte pasur në Athinë para tre vitesh, po ashtu në kuadër të një takimit multilateral të ftuar nga Greqia për të shënuar 20 vjetorin e deklaratës së Selanikut që konfirmon zotimin për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të qenë pjesë e BE’së.
“Në prag të darkës së shtruar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me pjesëmarrje të presidentit ukriainas, Volodymyr Zelenskyy”, kishte shkruar Kurti.
Po të njëjtin vit, me rastin e një vjetorit të sulmit rus i kishte drejtuar një letër Zelenskyy për t’i shprehur “simpatine dhe empatinë e popullit të Kosovës”




