Kombëtarja e Kosovës U21 ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në San Marino, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2027.

Dardanët e rinj kanë nisur përgatitjet në San Marino, ku po përgatiten për përballjen ndaj përfaqësueses vendase U21.

Stërvitja e parë shërbeu për ekipin që të përshtatet me kushtet në vendin nikoqir dhe të fokusohet në detajet taktike para sfidës së radhës.