Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim, duke pretenduar se pozita aktuale e vendit në procesin e integrimit evropian nuk e pasqyron progresin e arritur.
Kurti ka deklaruar se Kosova meriton të kalojë në fazën e ardhshme të integrimit evropian dhe të nisë negociatat për anëtarësim në BE.
Ai ka rikujtuar se së shpejti bëhen katër vjet nga dorëzimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa vendi vazhdon të mbetet i vetmi në Ballkanin Perëndimor pa statusin e kandidatit.




