Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Dirk Schuebel, ka deklaruar se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, “e ardhmja e së cilës është në Unionin tonë”.
Krahas pamjeve të publikuara derisa ua ka dorëzuar Raportin e Progresit, krerëve të Shtetit, në postim thuhet:
Duke prezantuar sot Raportin e Komisionit Europian për Kosovën për vitin 2026 Presidentes Shiroka Pula, Kryetares së Kuvendit Haxhiu dhe Kryeministrit Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së / Ambasadori i BE-së në Kosovë u inkurajua nga përkushtimi i tyre për të përshpejtuar reformat dhe për të kompensuar kohën e humbur për shkak të paqëndrueshmërisë politike, e cila pengoi progresin.
“E përkushtuar ndaj zgjerimit, BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën, e ardhmja e së cilës është në Unionin tonë”, tha Schuebel.