Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të Kosovës

GD
Gazeta Demos23 mars 2026 në 22:30
Kurti mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në 75-vjetorin e Themelimit të Arkivit të Kosovës. I shoqëruar nga ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, dhe ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, kryeministri Kurti tha se ky përvjetor nuk është thjesht një shënjim i kohës, por dëshmi e një rrugëtimi të gjatë me përkushtim për ruajtjen e kujtesës sonë kolektive.

“Për shtatë dekada e gjysmë arkivat kanë qenë më shumë se një institucion, ato kanë qenë mbrojtës të së vërtetës historike dhe të ruajtjes së identitetit tonë kombëtar e shtetëror.

Në fondet e tyre ruhen dokumente të cilat dëshmojnë historinë, sfidat dhe arritjet tona të përbashkëta si shoqëri”, tha kryeministri dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që ndër vite kanë kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Ai më tej shtoi se një zhvillim i veçantë është digjitalizimi masiv i materialit arkivor, i cili ka mundësuar ruajtje më të sigurt dhe qasje më të lehtë për qytetarët dhe studiuesit. Në të njëjtën kohë lansimi i sistemit elektronik për menaxhimin e materialit arkivor ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe rritjes së efikasitetit institucional.

“Arkivat siç e dimë të gjithë janë gardianët e trashëgimisë dokumentare. Ato janë kujtesa e shkruar e shtetit dhe e shoqërisë sonë, një pasuri që duhet ruajtur, kultivuar dhe transmetuar me përgjegjësi të plotë te brezat që vijnë pas nesh”, vlerësoi kryeministri dhe shtoi se gjersa festojmë këtë 75-vjetor, riafirmojmë dedikimin tonë për ta mbështetur edhe më tej këtë institucion jetik, meqenëse investimi në arkiva është investim në të vërtetë faktike, në kujtesën historike dhe qëndrueshmërinë shtetërore.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 11:55Trafik armësh nga Kosova drejt grupeve kriminale në Shqipëri, arrestohet edhe një prizrenase
  • 11:39Sekuestrohen mbi 200 pako me barna të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë
  • 11:39Rinia Demokratike e Kosovës etiketon Kurtin, Deharin dhe Haxhiun: “Shkelësit e Kushtetutës”
  • 11:00Pritjet te Dheu i Bardhë shkojnë në 90 minuta – në Merdarë mbesin njëjtë, 3 orë
  • 10:59Manxhuka për fotografinë e Kurtit me të dyshuarin për lidhje me BIA-n serbe: Institucionet e sigurisë po zbulojnë elemente të dyshimta