Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për përzgjedhjen e filmit “Dua” në Semaine de la Critique, në kuadër të Festivalit të Filmit në Kanë.
Filmi me metrazh të gjatë “Dua”, me skenar dhe regji nga Blerta Basholli, do të ketë premierën botërore në një nga seksionet më prestigjioze dhe më konkurruese të festivalit.
Kurti ka vlerësuar se Basholli, pas suksesit me filmin “Zgjoi”, po vazhdon të përfaqësojë denjësisht kinematografinë kosovare në arenën ndërkombëtare.
