Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti fton opozitën për diskutime rreth presidentit, PDK dhe LDK mblidhen në selitë e tyre

GD
Gazeta Demos9 korrik 2026 në 16:22
Kurti fton opozitën për diskutime rreth presidentit, PDK dhe LDK mblidhen në selitë e tyre

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, fitues i zgjedhjeve të fundit parlamentare, u ka bërë ftesë partive opozitare për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Pasditen e sotme, duke filluar nga ora 15:00, PDK dhe LDK kanë zhvilluar mbledhje në selitë e tyre përkatëse, ku pritet të shqyrtojnë qëndrimin lidhur me ftesën e Kurtit dhe zhvillimet e fundit politike.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse partitë opozitare do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për takim.

Ftesën për opozitarët Kurti e kishte paralajmëruar, duke thënë se do ta bëjë porsa KQZ-ja të përmbyllë procesin e numërimit me certifikim të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit.

Nga ana tjetër, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, bëri me dije se seanca për konstituimin e Kuvendit do të thirret brenda afatit që përcakton Kushtetuta.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 18:52Substancë e dyshuar narkotike zbulohet e fshehur në xhaketën e një familjari gjatë vizitës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
  • 18:45Rapotohet se Liburn Aliu është dorëhiqur nga drejtimi i Portit të Durrësit
  • 18:41Kurti shkruan për takimet në Paris, para nisjes së Forumit të Paqes: Me miq dhe përkrahës të Kosovës
  • 18:37Sahatçiu kritikon Ramën e Ismailin: Mjerisht ky është veç fillimi!
  • 18:26OVL-UÇK me akuza ndaj Gjykatës Speciale: Jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare